18 Prill 2024

Evolution Dance shënon Ditën Botërore të Vallëzimit

Prishtinë, 29 prill - Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor -vallëzim e cila do të mbahet në sheshin Zahir Pajaziti prej ores 17:45 bashk me panairin e turizimit VAS TRAVEL.

Kjo ditë i dedikohet qytetarëve të Prishtinës ku janë të ftuar të gjithë me moton “Prishtina Vallëzon”. 

Për nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bëhen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë dhe amatorë, individ dhe grupe të ndryshme të artit të vallëzimit. 29 prilli - Dita Botërore e Vallëzimit është e shpallur dhe promovuar nga CID që nga viti 1982.

Evolution Dance është themeluar më 2 dhjetor 2008 në Prishtinë dhe shpejtë është zhvilluar si shkollë e vallëzimit.

Në prill 2011 u anëtarësua në organizatën më të madhe botërore për të gjitha llojet e vallëzimit në të gjitha shtetet e botës, International Dance Council (CID) – UNESCO.

Si rezultat i kësaj, Evolution Dance përfaqësoi Kosovën në Asamblenë Gjenerale të 19të të CID-UNESCO-së të mbajtur në kuadër të Kongresit me temën Vallëzimet në Kohën e Perandorisë Otomane, më 24-27 nëntor 2011 në Stamboll, Turqi. Në këtë Kongres Evolution Dance prezantoi informacione mbi vallëzimin e meshkujve të Rugovës me një ligjëratë.

Për këto tre vite, përveç orëve të rregullta të mësimit të vallëzimeve latine, standarde dhe sociale, ka realizuar një varg projektesh duke ndikuar kështu në edukimin e masës për vallëzim.

Disa nga projektet përfshijnë: performancë bamirësie e vallëzimit nga fëmijët Evolution Dance për fëmijët e SOS Fshatrave, performancë vallëzimi në qendër të Prishtinës për 10 vjetorin e IPKOs (80 vallëtarë dhe përfshirja e më shumë se 200 njerëzve të moshave të ndryshme në performancë vallëzimi Flash-Mob), performancë në festivalin e fëmijëve Play-For-All, Dita e SOS Fshatrave - performancë nga fëmijët, organizimi për herë të parë dhe performancë për Ditën Ndërkombëtare të Vallëzimit në Kosovë (shpallja e anëtarësisë së Kosovës në CID-UNESCO), projekti i socializimit të njerëzve nga komunitete të ndryshme nëpërmjet vallëzimit, përgatitja e koreografisë dhe mësimi i fëmijëve me Sindromin Down për ditën Ndërkombëtare të Sindromit Down, Flash-Mob-i për UNICEF, zbatimi i projektit gjithëpërfshirja sociale me anëtarët e organizatës HENDIKOS të mbështetur nga Këshilli Britanik, pastaj zhvillimi i vallëzimeve sociale dhe organizimi i disa workshopeve të ndryshme të vallëzimit me karakter rajonal, etj.

Në janar 2012, Evolution Dance organizoi workshopin e parë të vallëzimit me Umit Kuçuksahin, nën-kampion botëror për salsa akrobatik në vitin 2002. Aktivitet si pjesëmarja e saj në festvale latine jashtë vendit, organizim i workshopeve të ndryshme dhe evente bamirësie, e kategorizojnë poashtu punën e Evolution Dance.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)