28 Mars 2024

Mbahet konferenca inauguruese e projektit të binjakëzimit

Prishtinë, 29 prill - Sot do të mbahet konferenca inauguruese e projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Holanda, Austria dhe Suedia. Përfituese e këtij projekti është MPB-ja, respektivisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Ne këtë konferencë do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ambasadorja e Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems, udhëheqësi për bashkëpunim nga zyra e BE-së në Kosovë, z. Christof Stock dhe drejtori gjeneral i shërbimit për imigrim dhe natyralizim të Holandës, z. Rob van Lint.

Konferenca do të mbahet duke filluar në ora 9:00 dhe do të mbahet në sallën e konferencave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndërtesa e administratës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)