25 Prill 2024

Punëtorët e Postës vazhdojnë protestat

Prishtinë, 28 prill - Sindikatat e Postës së Kosovës ka vazhduar edhe të enjten protestën me kërkesën që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të nënshkruajë marrëveshjen për shpërndarje të skemës sociale dhe të anulojë tenderin me të cilin ka favorizuar vetëm bankat komerciale.

Sot në mëngjes përfaqësuesit e Sindikatës u kanë shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës një shkresë me të cilën i kanë njoftuar për padrejtësinë që MPMS ka bërë ndaj Postës duke mos nënshkruar marrëveshjen e përgatitur bashkërisht nga të dyja institucionet.

Punëtorët e Postës kanë kërkuar nga deputetët që të angazhohen për korrigjimin e kësaj padrejtësie sepse shpërndarja e skemës sociale përmes bankave e jo përmes Postës dëmton buxhetin e Kosovës për më shumë se 300 mijë euro në vit.

Shpërndarja e ndihmave sociale përmes 160 zyrave postare ndihmon qytetarët sepse nuk do të maltretohen duke pritur me ditë të tëra para bankave, nuk do të detyrohen të shpenzojnë para për udhëtim, ushqim, etj. Ndihmat sociale, pensionet, etj, kudo në rajon dhe me gjerë shpërndahen nga operatorët publik postar.

Kërkesat e punëtorëve të Postës së Kosovës  janë përkrahur edhe nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës. Duke kontaktuar institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverinë e Kosovës, Bordi i Drejtorëve vazhdimisht ka bërë përpjekje që shpërndarja që e skemave sociale dhe shërbime tjera që ndërlidhen me institucione shtetërore të kryhen nga Posta e Kosovës.

Sindikatat e punëtorëve të Postës sërish i bëjnë thirrje MPMS-së që të nënshkruajë sa më shpejt marrëveshjen me Postën e Kosovës për të cilën është investuar aq shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)