26 Prill 2024

Nesër mbahet Maratona Kombëtare e Malësisë së Gjakovës

Prishtinë, 13 shkurt - Nesër, 12 vrapues pasionante të klubit Gërmia 555 dhe mysafirëve të klubit në mbështetje të Komunës së Gjakoves dhe Bashkisë Tropojë do të shënojnë shtegun prej 42 kilometra e 195 metra duke filluar nga Gjakova në Bajram Curr të titulluar “Maratona Kombëtare e Malësisë së Gjakovës”.

Kjo iniciativë është e para e këtij lloji, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ka për qëllim promovimin ekonomik të zonës së Malësisë së Gjakovës.  Historia ndau këtë zonë dhe familjet e kësaj zone në dysh.  Për më tepër, në vitet e fundit, zona e Malësisë së Gjakovës mbeti ekonomikisht prej zonave më të pazhvilluara në regjionin tonë.

Përmes kësaj iniciative, Klubi Gërmia555 synon rikthimin e vëmendjes në promovimin e Malësisë së Gjakovës, zonë e cila qoftë në aspektin ekonomik apo turistik ka shumë për të ofruar. 

Shënimi i këtij shtegu jashtëzakonisht sfidues dhe atraktiv do të rezultojë me organizimin e maratonës së parë kombëtare zyrtare e cila jo vetëm që do të lidhë të dy shtetet, por edhe aktivitetin e maratonës do ta shndërroj në një festë e cila do të filloj në Gjakovë, për të përfunduar në Bajram Curr dhe natën e dytë në Valbonë.

Vrapimi prej 42 KM e 195 metra nuk është i lehtë për vrapuesit të cilët realizimin e këtij shënimi e kanë marr me një pasion dhe përgatitje të pandalshme në mënyrë që shënimi të kryhet me sukses. 

Vrapuesit në shënimin e këtij shtegu fillojnë me maratonisten e parë si kryetar të komunave në regjion e njohur si “marathon mayor”, znj. Mimoza Kusari-Lila.  Vrapuesit tjerë, pjesëmarrës në shënimin e garës janë vrapues të cilët kanë bërë maratona në vendet tjera Evropiane dhe të cilët falë përgatitjeve dhe dedikimit të tyre, kanë treguar një qëndrueshmëri e cila tejkalon mesataren e sportistëve të zakonshëm amator.

Shtegu i vrapimit fillon nga Sheshi Nëna Terezë (para hotel Pashtrikut) në Gjakovë për të vazhduar deri tek monumenti i heroit të Malësisë së Gjakovës dhe gjithë shqiptarisë Bajram Curri.

Pas pak mbi 5 orë vrapim, ata pritet të arrijnë në Bajram Curr.

Znj. Mimoza Kusari-Lila, njëherit kryetare e Komunës së Gjakovës dhe vrapues në këtë shënim shtegu së bashku me vrapuesit tjerë do të pritën nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z, Qemajl Minxhozi dhe Kryetari i Bashkësisë së Bajram Currit, z. Besnik Dushaj.

Pas përfundimit me sukses të shënimit të shtegut të maratonës së Malësisë së Gjakovës, anëtarët e klubit Gërmia555 do të vazhdojnë me përgatitjet për maratonë e Vjenës dhe më pas me organizimin e maratonës së parë në muajin tetor të Malësisë së Gjakovës.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)