25 Prill 2024

Kosova në pozitën e 4 ndër 28 shtetet në panairin ndërkombëtar

Antali, 13 shkurt - Aleancës Kosovare të Bizneseve, i ndahet mirënjohje nga “Anfash Food Product”, në emër të Kosovës për organizim dhe prezentim të bizneseve vendore në panairin e 23 ndërkombëtar të prodhimeve ushqimore e pijeve në Antalia të Turqisë, ku pjesëmarrës ishin nga 28 shtete.

Ishil Arikan, drejtoresh  e panaireve ndërkombëtare, tha se janë tepër të kënaqur me praninë e bizneseve nga Kosova në panair. Ajo e vlerësoi lartë organizmin e bërë nga AKB-ja si dhe gatishmërinë e kompanive nga Kosova që gjatë këtyre ditëve po qëndrojnë këtu për të forcuar lidhjet ndërmjet bizneseve të dy vendeve tona.

Sipas saj në emër të Këshillit Organizativ, Kosova është e renditur në vendin e katërt në nivel të 28 shteteve pjesëmarrëse në panair, kurse nga Ballkani është në vedin e parë si për organizim dhe prezentim  dinjitoz potencialeve të Kosovës.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se sot për Kosovën është një vlerësim real, po ashtu edhe një nder për pjesëmarrësit në panair që pranuam mirënjohjen dhe e cila po kurorëzohet me disa marrëveshje ndërmjet bizneseve vendëse dhe atyre pjesëmarrëse që janë rreth 200 prodhues e biznese me ofertat e tyre për zgjerimin e  bashkëpunimit.

“Në emër të Kosovës, ju ftoj që të na vizitoni, sepse ne kemi bërë disa hapa të rëndësishme për investitorët e huaj, duke inicuar ligje që kanë të bëjnë me investime strategjike dhe reforma të politikave fiskale”, tha Shahini

Kryetari i AKB-së, ua ka kumtuar për herë të parë investitorëve potencial ofertën që Qeveria e Kosovës, do të miratoi Ligjin për Pushimet Tatimore, deri në 6 vjet si një ofertë më joshëse për të gjitha bizneset e reja që duan të vijnë në Kosovë.

Në panair, po vazhdojnë takime B2B nga ku edhe po arrihen marrëveshje

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)