25 Prill 2024

Korrupsioni, emigrimi dhe radikalizmin fetar dëmtuan imazhin e Kosovës

Prishtinë, 13 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë një interviste për  gazetën “Zëri”, ka rikonfirmuar shkaktarët e dëmtimit të imazhit të Kosovës: korrupsionin, emigrimin ilegal dhe radikalizmin fetar.

Burokracia, korrupsioni, sundimi i ligjit dhe luftimi i islamit radikal do të mbesin sfidat kryesore për Kosovën, ku shteti i Austrisë pret që ato të luftohen seriozisht, derisa rikonfirmohet se Kosova ka një imazh që po e dëmton në vazhdimësi të ardhmen e saj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, ka numëruar stagnimet dhe pritshmëritë që shteti austriak ka ndaj Kosovës. “E para, çrrënjosja e burokracisë sepse kjo e bën më të lehtë për afaristët të jenë më aktivë dhe ta zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë. 

E dyta, është nevoja për ta luftuar korrupsionin sepse korrupsioni është kanceri i një shoqërie dhe hapi i tretë është sundimi i ligjit që përbën bazën e tërheqjes së investitorëve në Kosovë, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik për vendin”, ka thënë Kurz për “Zërin”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)