24 Prill 2024

Mustafa: Kosova është e qytetarëve dhe e miqve të tyre

Prishtinë, 13 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se këto ditë, Kosova shënon 8 vjetorin e pavarësisë së saj.

"Këtyre ditëve festive, që kulmon më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ne u gëzohemi me arritjet tona dhe atdheut tonë. Duke qenë mirënjohës për kontributin e kosovareve e kosovarëve, heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve dhe për të gjithë luftëtarët që i dolën zot kombit e atdheut tonë. Por, edhe duke qenë mirënjohës e falënderues ndaj aleatëve të aspiratës sonë për të jetuar të lirë e të pavarur", ka shkruar Mustafa nw Facebook.

Sipas tij Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit.

Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin.

\"Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike\", ka deklaruar ai.

E tërë Kosova është e qytetarëve të Kosovës dhe e miqve të tyre të shumtë.

\"Me durim e pjekuri, do ta kalojmë çdo sfidë. Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)