29 Mars 2024

LDK: Të parandalohet dhuna si tentativë për përmbysjen e shtetit

Prishtinë, 12 Shkurt – Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa sot mbajti takimin e rregullt me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për Qeverisjen në përgjithësi, si dhe për procesin e përgatitjes së Konventës së Punës së LDK-së. Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, e njoftoi kryetarët e degëve të LDK-së për zhvillimet e fundit në të cilat po kalon vendi.

Kryetarët e degëve vlerësuan punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës dhe në mënyrë unanime kërkuan nga të gjithë përfaqësuesit e LDK-së, që të zbatojnë vendimet dhe qëndrimet e partisë. Kryetarët e degëve theksuan se LDK është parti serioze dhe institucionaliste, e cila siguron funksionalitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës

Po ashtu, u kërkua që LDK të shtojnë aktivitetet në funksion të parandalimit të dhunës si tentativë për përmbysjen e shtetit, duke ritheksuar se rruga institucionale është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e të gjitha qështjeve, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)