25 Prill 2024

Përmbushet edhe një rekomandim për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 12 shkurt - Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunimin me Ministrinë e Administratës Publike, ka mbajtur sot konferencë për media me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Avokatit të Popullit Hilmi Jashari, lidhur me sigurimin e hapësirave të punës për Institucionin e Avokatit të Popullit.

Me këtë rast palët konsideruan se ky memorandum kontribuon pozitivisht në funksionimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Me nënshkrimin e  këtij memorandumi u plotësua edhe një kusht për liberalizimin e vizave gjë që dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj çështjes së mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Përmes memorandumit palët u dakorduan që hapësirat ekzistuese në ndërtesën e ish-Bankës së Lubjanës, do të ofrohen për akomodimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri i MAP, z. Mahir Yagcilar, përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, z.Samuel Zhbogar, avokati i popullit z.Hilmi Jashari si dhe zëvendësministri i Integrimit Evropian z.Ramadan Ilazi, ju drejtuan mediave me nga një fjalë rasti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)