18 Prill 2024

Imeri i gatshëm për bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve

Prishtinë, 12 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës sot ka mbajtur takim me Odat Ekonomike OEK, OEAM - AMCHAM, OEGjK, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm si dhe vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Sakip Imeri shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me përfaqësuesit e bizneseve.

Pajtim i përbashkët ishte zhvillimi i partneritetit të ATK-së me përfaqësuesit e tatimpaguesve, rritja e komunikimit me tatimpagues me qëllim të inkurajimit të përmbushjes vullnetare, racionalizimi i aktiviteteve të zyrtarëve të ATK-së me tatimpagues përfshi shkurtimin e kohës se kontrollit tatimor dhe lehtësimin e procesit të rimbursimit të mjeteve për tatimpaguesit si dhe shtrirja e aktiviteteve në funksion të përfshirjes së të gjithë tatimpaguesve në përmbushjen tatimore dhe shtimin e aktiviteteve në luftimin e prezencës së ekonomisë joformale në Kosovë.

Po ashtu sot, Drejtori mbajti një takim edhe me udhëheqësen e Projektit te GIZ-it per Reformat e Sistemit Financiar Publik ne Kosovë, znj. Alexandra Fehlinger.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të ATK-së dhe GIZ-it ku z. Imeri e falënderoi përzemërsisht znj. Alexandra për përkrahjen e vazhdueshme të GIZ-it ndaj ATK-së.    

Drejtori në përmbyllje të takimit tha se Administrata Tatimore e Kosovës  çdoherë ka në plan të parë tatimpaguesin, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)