28 Mars 2024

Zyrtarët e gjendjes civile dhe misioneve diplomatike pajisen me certifikata

Prishtinë , 12 shkurt - Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) kanë bërë sot shpërndarjen e Certifikatave për pjesëmarrje në trajnimin e organizuar për zyrtarët e gjendjes civile dhe zyrtarët konsullor.

Gjithashtu është bërë edhe dorëzimi i Certifikatave profesionale nga ARC me të cilat 459 zyrtarë të gjendjes civile dhe ata në misionet konsullore të Republikës së Kosovës janë certifikuar për herë të parë në fushën e gjendjes civile.

Ky sukses i përbashkët vjen pas Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur në mes të Drejtorit të Përgjithshëm të ARC-së, z. Lulzim Ejupi, dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të IKAP-it znj. Refike Sulcevsi me të cilën janë caktuar 10 trajnerë të ri të IKAP-it, të cilët janë edhe zyrtarë të ARC-së në funksione të ndryshme.

Të gjithë zyrtarët e gjendjes civile dhe ata në misionet konsullore të Republikës së Kosovës janë trajnuar në mënyrë intensive nga ana e IKAP-it dhe rezultati i tërë kësaj është Certifikimi i zyrtarëve të gjendjes civile në fushën e legjislacionit dhe përdorimit të Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile.

Certifikimi i këtyre zyrtarëve garanton një proces të sigurt të regjistrimit të të dhënave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe forcon sigurinë e dokumenteve duke përmbushur kështu njërin nga Rekomandimet e Komisionit Evropian për ngritjen e nivelit profesional të këtyre zyrtarëve.

Me rastin e shpërndarjes së këtyre Certifikatave, të dy Drejtoret u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndër-institucional në të mirë të ngritjes dhe avancimit të shërbimeve të gjendjes civile qoftë në Zyrat e Gjendjes Civile në Kosovë apo në Misionet Konsullore jashtë Republikës së Kosovës.

Poashtu me udhëheqësit e Zyrave të Gjendjes Civile u diskutua edhe rreth ecurisë së zbatimit të legjislacionit të ri për ndërrimin e emrit personal. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)