20 Prill 2024

Certifikohen për menaxhimin e zonave të kontaminuara

Mitrovicë, 12 shkurt - Kompania gjermane HPC, është duke realizuar në Mitrovicë një projekt për trajtimin e zonave të kontaminuara, pjesë e të cilit është edhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”.

Në këtë kuadër janë ndarë certifikata për 11 trajnerë për menaxhimin e zonave të kontaminuara.

Përfaqësuesi i HPC-së, Christoph Olk, foli për rëndësinë e këtij projekti, i cili është duke u zhvilluar në Mitrovicë. Ai u shpreh i kënaqur me mbështetjen e institucioneve, por edhe nivelin e angazhimit të pjesëmarrësve në trajnimin e organizuar me ekspertët e kompanisë.

Për projektin folën edhe  Henriete Kotter nga Ambasada Gjermane, prorektori i Universitetit te Mitrovicës, Rifat Morina, Julia Leuther nga GIZ-i, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala. Ata falënderuan HPC dhe Qeverinë Gjermane për projektin që janë duke realizuar në Mitrovicë, duke pasur parasysh problemet e mjedisit që në këtë komunë.

Ky projekt pjesërisht është financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Gjerman dhe mbështetur nga GIZ-i. Për fazën tjetër të projektit është  kyçur edhe Universiteti i Mitrovicës dhe planifikohet që në dy vitet e ardhshme, të mbahen punëtori për audiencë më të gjerë.

Ditë më parë është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kompanisë gjermane HPC dhe organizatës GIZ, për implementimin e këtij projekti që ka të bëj me mjedisin, përkatësisht me trajtimin e zonave të kontaminuara në Mitrovicë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)