29 Mars 2024

Çmimi i naftës bie në 26.21 dollarë për fuçi

New York, 12 shkurt - Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar u ul përsëri të enjten, si pasojë e shqetësimeve për mbifurnizim dhe çmimi i saj në bursën e New Yorkut ra në pikën më të ulët gjatë 12 vjetëve të fundit, me 26.21 dollarë për fuçi, ose me një ulje prej 4.5%.

Sipas parashikimeve të Drejtorisë së Informacioneve Energjetike të ShBA-së, inventari global i naftës bruto do të shtohet më tej sivjet dhe në vitin e ardhshëm.

Një raport i kësaj drejtorie thotë se vëllimi i prodhimit ditor i OPEC-ut ishte 31.6 milionë fuçi, ose 800 mijë fuçi më shumë se vitin 2014.

Ndërsa këtë vit dhe vitin e ardhshëm vëllimi i prodhimit ditor të OPEC-ut do të shtohet përkatësisht 700 mijë fuçi dhe 600 mijë fuçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)