23 Prill 2024

Propozimi për zgjedhje nuk është qëllim në vete por rrugëzgjidhje

Pejë, 11 shkurt - Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot është takuar me strukturat e AAK-së në Istog, në Klinë dhe në Pejë.

Në të tri takimet është folur për proceset që po kalon Kosova dhe për përgjegjësinë e qeverisë për krizën politike institucionale në vend.

Poashtu është parë një gatishmëri e madhe për protestën e 17 shkurtit, kjo me qëllim të rritjes së frontit kundërshtues ndaj degradimin e qeverisjes dhe të jetesës në vend.

Haradinaj ka thënë se është gabim të keqkuptohet propozimi i tij për zgjedhje të parakohshme, si dëshirë për pushtet. 

Ky propozim, ka sqaruar ai, është ofertë politike për të dalë vendi nga kriza, e jo qëllim në vetvete për zgjedhjet.

Haradinaj ka thënë se është degjeneruar qeverisja, është shkelur kushtetuta, është rritur korrupsioni, partitë në pushtet kanë kapur të gjitha strukturat dhe bordet... dhe prandaj përgjegja më e mirë ndaj të gjithë shkelësve, do të ishte që populli me votën e vet të përfshihej në zgjidhjen e kësaj krize!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)