20 Prill 2024

Austria përkrahje të plotë për zhvillimet demokratike në Kosovë

Prishtinë, 11 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve,  sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe përkrahjen austriake në proceset integruese.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohje për përkrahjen shumë të madhe të Austrisë për Kosovën dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve.

Lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, kryeministri Mustafa e njoftoi për dy çështjet e ngritura më herët nga opozita dhe për adresimin ligjor të këtyre dy temave.

“Qeveria e Kosovës ka ftuar në vazhdimësi dhe është plotësisht e gatshme për dialog brenda institucioneve dhe për adresimin e të gjitha çështjeve duke mbrojtur plotësisht interesat madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Austrisë.

Ministri Kurz tha së Kosova është çështje e rëndësishme për Austrinë, duke theksuar përkrahjen e plotë të shtetit të tij për zhvillim ekonomik dhe proceset integruese evropiane.

Ministri Kurz theksoi nevojën që opozita të distancohet nga dhuna dhe që zgjidhjet për të gjitha çështjet të bëhen me dialog. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)