19 Prill 2024

Shumë arsye për të protestuar kundër kësaj Qeverie

Prishtinë, 11 shkurt - Sot, në sheshet kryesore të Prishtinës u vendosën mbishkrimet me disa nga shumë arsyet për të protestuar më 17 shkurt kundër qeverisë aktuale.

Lidhur me këtë aktivitet të përbashkët opozitar, Diellza Hoti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha dështimet e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie, janë arsye të mjaftueshme për të protestuar kundër saj.

“Dështimet e shumta të kësaj qeverie u rrumbullakuan me marrëveshjet shumë të dëmshme që ia sollën Republikës së Kosovës. Edhe Gjykata Kushtetuese konstatoi se kjo Qeveri tashmë e ka shkelur Kushtetutën e vendit. Ne do të vazhdojmë së kundërshtuari dhe do të reagojmë sa herë që cenohet interesi publik”, theksoi Hoti.

Endrit Zabërgja nga Nisma për Kosovën tha se kjo Qeveri po e keqpërdor secilin mekanizëm shtetëror vetëm për të mbetur në pushtet.

“Kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin. Kjo është dëshmuar nga kundërshtimi i fuqishëm i qytetarëve edhe me peticion, edhe me protesta, e edhe përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne besojmë se Kosovës i duhet ndryshimi. Prandaj, i ftojmë të gjithë që të bëhemi bashkë sërish më 17 shkurt për të shkurt, dhe të dëshmojmë fuqinë tonë si qytetari aktive”, tha ndër të tjera Zabërgja.

Aktivisti i Vetëvendosje!-s, Kreshnik Ahmeti, u bëri thirrje qytetarëve për të protestuar kundër një Qeverie e cila atë që e premtoi as nuk e nisi, e atë të cilën nuk e tha asnjëherë, e bëri prioritet qeverisës.

“Qeveri erdhi me premtimin e 120,000 e 200,000 vendeve të punës, e gjithë çfarë bëri ishte “dëbimi” i 100,000 qytetarëve nga Kosova. Të protestojmë ndaj një Qeverie e cila u angazhua vetëm për instalimin e “Zajednicës”, pra për Serbinë, pa e përmendur asnjëherë këtë gjë paraprakisht, pa e diskutuar në Kuvend e pa i pyetur qytetarët e Republikës!”, tha Ahmeti.

Për kërkesat e Serbisë, kjo Qeveri po na kthen në një vend autoritar, ku burgosen gjysma e deputetëve opozitar, ku subjektit më të madh opozitar i sulmohen zyrat me njësite anti-terroriste, ku burgosen me qindra aktivistë politik, e ku shkelet Kushtetuta dhe nuk jepet përgjegjësi. Por, qytetarët nuk po e pranojnë këtë realitet. Ata këtë e treguan me peticionin me 205.000 nënshkrime, por Qeveria i quajti injorantë e Presidentja s’iu ktheu përgjigje.

Vazhduan kundërshtimin më 28 nëntor e 9 janar, në protesta masive që nuk ishin pa më herët në vendin tonë. Por, Qeveria nuk reflektoi. Prandaj, nuk na ka mbetur rrugë tjetër. Më 17 shkurt, në ora 14:00, takohemi tek Biblioteka Kombëtare për protestën e radhës.

Rezistenca nuk do të ndalet!

Ajo që do të ndalet është Qeveria!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)