20 Prill 2024

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në vizitë zyrtare në Gjermani

Berlin, 11 shkurt - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Zyrës për Bashkëpunim dhe Siguri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, së bashku me një delegacion të FSK-së, nga data 9 deri më 14 shkurt 2016, po qëndron për një vizitë pune në Komandën Trajnuese të Përbashkët Multinacionale në zonën trajnuese Grafenwoehr në Gjermani.

 Qëllimi i vizitës së komandantit të FSK-së është pjesëmarrja në Kursin Reagues për Udhëheqje. 

Gjeneral Rama së bashku me delegacionin e tij  u prit nga stafi i lartë i Qendrës trajnuese, ku me këtë rast personeli i Komandës Trajnuese  i njoftoi  gjerësisht lidhur  me  sistemin e Kursit Reagues për Udhëheqës.

 Në këtë Qendër trajnimi po merr pjesë edhe një skuadër e FSK-së e cila do të zhvillojë trajnime të përbashkëta me skuadrën nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, vazhdon vizitën zyrtare në Gjermani deri më 14 shkurt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)