25 Prill 2024

Promovohet numri emergjent 112 te qytetarët

Prishtinë, 11 shkurt - Në sheshin “Zahir Pajaziti”, u mbajt manifestimi me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, të organizuar nga Agjencia për  Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qëllimi i këtij manifestimi është promovimi i numrit emergjent 112 te qytetarët.

Në këtë aktivitet morën pjesë: Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Qendra Operative Emergjente 112 Prishtinë, Organizata  Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Shërbimi i Urgjencës, Komuna e Prishtinës, Shërbimi Zjarrfikës dhe i Shpëtimit, si dhe Policia e Kosovës.


Kjo ngjarje u shënua për herë të dytë në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, shërbimet emergjente prezantuan punën e tyre te qytetarët duke promovuar numrin emergjent 112.

E veçanta e këtij viti ishte që vetë fëmijët promovuan numrin 112, përmes shpërndarjes së materialeve sensibilizuese dhe bisedave me qytetarët në sheshin kryesor të Prishtinës.

Ky aktivitet është mbështetur nga  organizata Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)