28 Mars 2024

Ekonomia amerikane po përballet me kërcënime globale

Washington, 11 shkurt - Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se ekonomia e vendit përballet me disa kërcënime globale që mund ta dëmtojnë rritjen.

Shumë analistë i interpretojnë komentet e saj si një sinjal se Rezerva Federale mund ta shtyjë më tej rritjen e normës së interesit.

Zonja Yellen tha sot në një dëshmi para Kongresit se pasiguria në lidhje me politikat monetare të Kinës dhe perspektivat e saj ekonomike kanë ndikuar në \"rritjen e luhatjeve të tregjeve globale.\"

Tregjet kryesore të aksioneve në Evropë dhe në SHBA patën rritje, si reagim i investitorëve ndaj komenteve të zonjës Yellen.

Sipas Kryetares së Rezervës Federale, shqetësimet për rritjen dhe sasia e tepërt e naftës së papërpunuar në tregjet globale kanë ndikuar në rënien e çmimeve të naftës.

Ngadalësimi i ekonomive të huaja, si dhe dollari tepër i fortë po ashtu e kanë ulur kërkesën për eksportet amerikane dhe e kanë reduktuar rritjen ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)