28 Mars 2024

Procesi i privatizimit në Kosovë me një varg problemesh

Prishtinë, 11 shkurt - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) do të organizojnë një diskutim me temën: “Procesi i Privatizimit në Kosovë: vlerësimi i sfidave dhe problemeve kryesore.

Çështjet lidhur me procesin e privatizimit adresohen nga GLPS dhe BIRN në analizën politike \"Procesi i Privatizimit në Kosovë: vlerësimi i sfidave dhe problemeve kryesore\", financuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo analizë paraqet një përmbledhje të sfidave dhe problemeve kryesore që janë hasur gjatë procesit të privatizimit në Kosovë.

Më saktësisht, ajo thekson problemet si dualizmi institucional, mosmarrëveshjet pronësore, statusi ndërkombëtar i pazgjidhur i Kosovës, metodat e privatizimit, ndikimi negativ në punësim, shitja e NVM-ve me çmim tejet të ulët, korrupsioni, toka bujqësore e nënvlerësuar, mosshfrytëzimi i fondeve të privatizimit, dhe përjashtimi i qytetarëve nga procesi i privatizimit.

Përveç këtyre, kjo analizë e politikave ofron një numër rekomandimesh për politika, të cilat po të merren në konsideratë seriozisht nga institucionet përkatëse, do të rezultonin në përmirësimin e procesit të privatizimit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)