29 Mars 2024

O’Connell: Të dënuarit për krime lufte e kanë vendin në burg

Prishtinë, 10 shkurt - Ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka thënë se Kuvendi nuk është vendi i duhur për persona të dënuar për krime lufte.

Ai iu ka referuar largimit të deputetit Rrustem Mustafa –Remi nga Kuvendi i Kosovës.

“Me vjen mirë që më në fund, Kuvendi e largoi një nga deputetët e dënuar për krime lufte. As Kuvendi, as zyra publike, e as liria nuk janë vendi i duhur për njerëzit e dënuar për krime të rënda. Vendi i duhur është burgu” ka shkruar diplomati britanik në profilin e tij social në Facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)