28 Mars 2024

Hoti: Qeveria ka adoptuar agjendë në favor të rritjes ekonomike

Prishtinë, 10 shkurt - Nën organizimin e Ministrisë së Financave sot u mbajt tryeza publike për  “Udhëzimin administrativ për kriteret dhe procedurat për përfitimin nga pushimet tatimore”, në të cilën tryezë morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësues të Institucioneve vendore, si dhe përfaqësues të bizneseve.

Ministri i Financave Avdullah Hoti në hapje të kësaj tryeze tha se “Në vazhdën e krijimit të një ambienti edhe më të favorshëm për sektorin privat, Ministria e Financave ka hartuar draftin e Udhëzimit Administrativ për Pushimet Tatimore, që do të stimuloj dhe të rrisë në mënyrë të fuqishme zhvillimin ekonomik të vendit, përmes investimeve të reja në sektorë të ndryshëm, si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen kriteret dhe procedurat për pushimet tatimore dhe lehtësirat e veçanta për biznese që do të  përfitojnë lirime nga Tatimi në të Ardhura të Korporatave për 1- 6 vite, varësisht prej shumës së investimeve dhe numrit të vendeve të reja të punës. Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ janë të zbatueshme për të gjitha bizneset të cilat investojnë dhe krijojnë vende të reja të punës”, shtoi Ministri Hoti.

Ai gjithashtu theksoi se “Qeveria e Kosovës ka adoptuar agjendë në favor të rritjes ekonomike, me qëllim të përkrahjes sa më të madhe të sektorit privat, ku fokusi është në rritjen e zhvillimit ekonomik, veçanërisht në tërheqjen e investimeve të reja dhe krijimit të vendeve të punës.

“Siç jeni në dijeni, implementimi i pakos fiskale është bërë me sukses  dhe bizneset e ndryshme janë duke  përfituar të mirat / favoret nga këto masa fiskale (sikurse: lirimi nga TVSh-ja për të gjithë ata që importojnë makineri, linja prodhimi, teknologji të informacionit, lëndë të parë që do përdoret në procesin e prodhimit dhe plotë ndryshime tjera favorizuese në të bërit biznes në Kosovë)” shtoi ministri Avdullah Hoti.

Hartimi i këtij Udhëzimi Administrativ nga pjesëmarrësit u cilësua si shumë i nevojshëm për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pushime tatimore dhe lehtësirat e veçanta për bizneset e reja.

Përgatitja e këtij udhëzim është në vazhdën e thellimit të mëtutjeshëm të politikave fiskale, duke pasur si synim kryesor krijimin e një ambienti tërheqës për bizneset ekzistuese si dhe për bizneset e reja që do të investojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ndihmojnë në zhvillimin  ekonomikë të vendit tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)