23 Prill 2024

SuperDuo tani edhe përmes distributorëve të autorizuar të IPKO

Prishtinë, 10 shkurt - Pakoja më atraktive e TV digjital dhe internetit në treg - SUPER DUO, e cila ofron çmime më të lira dhe internet më të shpejtë tani mund të blihet në shumë më shumë pika të shitjes, anekënd Kosovës.

Konsumatorët e IPKO’së tani kanë mundësi që realizimin e kontratave dhe të pagesave për pakon SuperDUO ta bëjnë përmes distributorëve të shumtë të autorizuar të IPKO, edhe në vendet si Lipjani, Obiliqi, Shtimja, Klina, Istogu, Bardhoshi, Hajvalia dhe shumë vende tjera në të cilat IPKO ende nuk ka dyqan zyrtar.

Përveç çmimit më të lirë dhe internetit më të shpejtë, SuperDUO vjen në tri kombinime atraktive, përkatësisht si DUO Familjare HD që ofrohet për 24 euro në muaj, DUO Premium për 28 euro në muaj dhe në variantin e DUO Premium HD me 29.90 euro.

“SuperDuo është pakoja më atraktive që kombinon shërbimet më të kërkuara nga konsumatorët, e cila tani ofrohet në shumë vendbanime të reja, gjithnjë më afër përdoruesve tanë” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në kompaninë IPKO.

IPKO është lider i tregut me shërbimet e internetit dhe TV digjital, me numrin më të madh të konsumatorëve në këto shërbime.

Në baza mujore, IPKO shërben më shumë se 100 mijë familje kosovare me shërbimet e saj, ose çdo të tretën shtëpi kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)