18 Prill 2024

Vetëvendosje Kujton Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Prishtinë, 10 shkurt - Sot, u shënua 9 vjetori i protestës së 10 Shkurtit 2007 kundër Planit të Ahtisaarit, dhe në të njëjtën kohë 9 vjetori i rënies së dëshmorëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Deputetë e aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, bashkë me qytetarë të shumtë, bënë homazhe tek varri i Mon Balajt në Besianë, tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, si dhe tek pllaka përkujtimore në sheshin kryesor të qytetit.

Më tej, në Kinemanë ABC u shfaq dokumentari që mbulon ngjarjet e protestës së 10 shkurtit, në të cilën policët e UNIMIK-ut vranë dy protestues dhe plagosën me dhjetëra të tjerë.

Pas dokumentarit u zhvillua një diskutim mbi “Pakon e Ahtisarit”, organizimin e protestës së 10 Shkurtit dhe mbi vendimin e “Panelit këshillëdhënës për të drejtat e njeriut” të OKB-së.

“As pas vendimit të Panelit këshillëdhënës për të drejtat e njeriut, që i dha të drejtë protestuesve të 10 Shkurtit, as sot, 9 vite pas, nuk kemi drejtësi për këtë rast. Policët rumunë që vranë Monin dhe Arbenin, përveç që nuk u gjetën e nuk u dënuan, ata u dekoruan në shtetin e tyre”, tha ndër të tjera Sami Kurteshi.

Drejtuesi i Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, e përshkroi ngjarjen e 10 Shkurtit me 10 teza, ku njëra nga to thoshte: “10 Shkurti e formulon dialektikën mes jetës dhe vdekjes. Ose jeton duke vdekur ose vdes duke jetuar. I pari është dëshmori. I dyti - pluhuri. Njëri bën dritë. Tjetrin e merr era.”

10 Shkurti i përcakton konturet e çfarëdo angazhimi të vërtetë kombëtar. Thelbi i 10 Shkurtit ishte – protesta e popullit kundër Planit të Ahtisaarit. Në bazament të këtij plani është mohimi i popullit shumicë shqiptar si titullar i republikës. Republika e Kosovës mund të ekzistojë vetëm si projekt i sakrificës se popullit shqiptar për liri.

Sa më shumë kalon koha më shumë na flasin emrat e dëshmorëve Mon Balaj e Arben Xheladini, sepse më shumë kuptim merr sakrifica e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)