28 Mars 2024

Inagurohet Parku Dardania në komunën e Gjilanit

Gjilan, 10 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon sot inagurimin e Parkut Dardania në komunën e Gjilanit.

Ky projekt është pjesë e Programit të BE-së “Kosova e bukur”, i cili po i mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarë, mirëpo edhe me qëllim të krijimit të vendeve të punës afatshkurtra për të papunësuarit për një kohë të gjatë në Kosovë.

Gjithsej 238,795€, përfshirë edhe kontributin prej 61,232€ nga ana e komunës, janë shpenzuar për krijimin e Parkut Dardania si dhe fushën e futbollit me bar artificial, fushën e basketbollit, sheshin e lojërave për fëmijë, amfiteatrin, ndriçimin e qytetit, shtigjet për ecje, stolat, shportat për hedhurina, fushën e gjelbër si dhe shahun e madh dhe tavolinat e shahut.

Ky projekt është implementuar gjatë periudhës gusht - dhjetor 2015. Gjatë implementimit të këtij projekti janë krijuar 92 mundësi për vende të reja pune, prej të cilave 65 persona ishin nga grupi i të papunësuarve për një kohë të gjatë.

Në mesin e 65 prej të punësuarve, 1 ishte femër, 8 minoritete dhe 19 të rinj. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)