29 Mars 2024

Vazhdon mbështetja për Doganën e Kosovës

 Prishtinë 9 shkurt - Të premten në ambasadën Italiane në Prishtinë u mbajtë Seminari teknik mbi bashkëpunimin mes doganës dhe biznesit, i zhvilluar përmes projektit të binjakëzimit ku partnerët janë Dogana e Kosovës, Dogana Italiane dhe ajo Franceze.

Seminari kishte qëllimin që të informojë komunitetin tregtar mbi mundësit e bashkëpunimit të ofruara dhe të parapara me standardet ndërkombëtare ku temat kryesore të trajtuara ishin: Statusi i operatorëve ekonomik të autorizuar. Procedurat e thjeshtëzuara dhe e Drejta e pronësisë intelektuale. Hapjen e seminarit e bëri ambasadori Italian në Kosovë Ferrarese i cili deklaruari se “Komuniteti ndërkombëtar përkrah bashkëpunimin në mes të biznesit dhe administratës publike me qëllim që rritet zhvillimi ekonomik ,  derisa Dogana e Kosovës është një storie suksesi”.

Nga ana tjetër Këshilltarja e parë e ambasadores franceze në Kosovë Moutoumalaya ka deklaruar se “Projekti i binjakzimit në mes të tri administratave ka qenë shumë i suksesshëm, si dhe ka prodhuar rezultate konkrete”.
 
Kurse drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna falenderoi qeveritë e dy vendeve si të Francës poashtu edhe asaj Italiane për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar deri tani, derisa ky projekt i implementuar ka prodhuar lehtësira në të bërit biznes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)