27 Prill 2024

Prezantohen rastet e barrierave tregtare

Prishtinë, 9 shkurt - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u mbajt takimi i radhës i Grupit Punues për Çështje Tregtare dhe Adresimin e Barrierave Tregtare, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHEK). 

Ministrja e  Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, njëherësh edhe kryesuese e këtij grupi e hapi këtë takim i cili në rend dite kishte diskutimin mbi rekomandimet e Kuvendit të Kosovës për pozitën aktuale të industrisë së qumështit me institucionet përgjegjëse si dhe barrierat tregtare me vendet e CEFTA – së. 

Nga diskutime që u bënë nga anëtarë të institucioneve të ndryshme brenda këtij grupi punues, u mor vendim që për secilin rekomandim të jepet përgjigje nga secili institucion relevant dhe deri më 19 shkurt të dërgohen tek Departamenti i Tregtisë, pastaj këto përgjigje që MTI do t’i pranojë nga institucionet tjera relevante, të njëjtat do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës, respektivisht Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Ministrja Bajrami kërkoi që Departamenti i Tregtisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të bëjnë një sqarim nëse ekziston korniza ligjore lidhur me vendosjen e taksës prelevman. Po ashtu ajo kërkoi nga Inspektorati i Tregut që të vijnë më një plan për inspektimin më të shpeshtë dhe për ndarjen e produkteve me origjinë bimore dhe shtazore.

Grupi punues mori vendim që të bëhet një bashkëpunim mes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganës dhe Inspektoratit të Tregut në rastet kur importuesit importojnë produkte me afat të shkurtër të skadencës, kjo për faktin se në rast të aplikimeve të çmimeve aksion, të mos bien ndesh me Ligjin Anti-Dumping. 

Gjithashtu nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u kërkua që të përgatiten statistikat e sakta mbi prodhimin vendor dhe importin e qumështit dhe produkteve të qumështit.

Departamenti i Tregtisë prezantoi disa nga rastet e barrierave tregtare të cilat janë zgjidhur dhe të cilat janë ende në proces të zgjidhjes, qofshin ato barriera jo-tarifore, teknike apo doganore tregtare. Pas analizës dhe paraqitjes së të dhënave sa i përket barrierave tregtare të vendit tonë me vendet e rajonit dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të këtyre çështjeve që i sfidojnë bizneset gjatë tregtimit të produkteve të tyre, grupi mori vendim që të përgatitet dosja e veçantë për secilin shtet me të cilin ekzistojnë këto barriera dhe pastaj të merret vendimi për ndonjë masë reciprociteti.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)