28 Mars 2024

Mustafa: Nuk ka zgjedhje deri në vitin 2018

Prishtinë, 9 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, edhe njëherë kanë përësëritur se dhuna e opozitës në kuvend po i bënë dëm Kosovës. 

Mustafa dhe Thaçi në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile, në të cilin u diskutua për tejkalimin e krizës politike në vend, u kanë bërë thirrje që debati të zhvillohet në Kuvend me argumente.

Sipas tyre zgjedhje të parakohshme në Kosovë, nuk do të ketë, deri në vitin 2018.

“Sot jam para jush me rivalin më të madh të LDK-së, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, sepse dihet se gjithmonë kemi qenë rivalët më të mëdhenj. Jam i bindur se për të dy do të ishte më lehtë sikur njëra palë të ishte në pozitë e tjetra në opozitë, por realiteti është ndryshe. Dje kemi pasur një bisedë te presidentja Atifete Jahjaga. Falënderoj ambasadorin amerikan dhe përfaqësuesin e BE-së për angazhim në dialogun që është mënyra e vetme për t’i paraqitur argumentet tona dhe t’i gjejmë zgjidhjet tona”, ka thënë Mustafa.

Kurse zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se i kemi ftuar çdo qytetar që nëse një centimetër i kontestohet të vjen dhe kjo çështje do të rregullohet

Sipas tij demarkacioni me Malin e Zi përfundon në momentin që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm atëherë kur të qartësohet çdo dilemë.

\"Asociacioni i komunave me shumicë serbe buron nga dokumenti i Ahtisarit por edhe pavarësia buron nga ai dokument. Komisioni ka bërë një punë profesionale, duke u respektuar hartat e NATO-së dhe jo hartat tjera.“Kjo çështje do të përmbyllet kur të ratifikohet në Kuvend dhe aty kalon vetëm kur qartësohen çdo dilemë”, ka thënë Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)