28 Mars 2024

Austria nis një fushatë për të sjellë Kosovën më afër BE-së

Prishtinë, 9 shkurt - Austria ka njoftuar fillimin e një fushate që synon të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër Bashkimit Evropian, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, ka nisur një turne vizitash në gjashtë vendet e Ballkanit. Në fillim të agjendës së tij, Kurz tha se agjenda e bisedimeve do të përqendrohet në sjelljen e vendeve të rajonit më pranë BE-së dhe në përpjekjet për zgjidhjen e krizës së refugjatëve në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Sa i përket afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në, Kurz ka thënë se duhet të ketë mbështetje të qartë për hapat e këtyre vendeve në aspektin e reformave të kërkuara.

Nga ana tjetër, Kurz ka paralajmëruar edhe takime të shumta me ndërmarrjet e Austrisë në rajon, për të hapur vende pune në Austri. Punësimet nga rajoni, në një kohë kur vala e refugjatëve nga jashtë kontinentit po kalon masat, është duke u parë si një skenar i cili duhet zbatuar nga autoritetet evropiane.

Për këtë, ministri i Jashtëm austriak thotë se qëllimi nuk është që të presim se çfarë Greqia është duke bërë, por për të gjetur një zgjidhje me Shkupin për të ndaluar valën e refugjatëve në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

“Megjithatë, kjo nuk na pengon për të aplikuar masat tona kombëtare në kufi”, ka thënë Kurz. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)