29 Mars 2024

Mbahet tryezë diskutimi për Portofolin kreditor me Bankën Botërore

Prishtinë, 9 shkurt - Ministria e Financave sot mbajti Tryezën e diskutimit për Portofolin kreditor me Bankën Botërore, në të cilin murrën pjesë përfaqësues të Institucioneve vendore, përfaqësues të Bankës Botërore, si dhe koordinatorë të projekteve.

Ministri i Financave Avdullah Hoti duke shpreh zotimin e  tij dhe institucionit që ai drejton  për implementim të suksesshëm të të gjitha projekteve me financim përmes portofolit të Bankës Botërore, bëri të ditur se ky është takimi i parë për këtë viti si pjesë e takimeve të rregullta që organizohen  vazhdimisht në mënyrë që të sigurohet implementimi i suksesshëm i Marrëveshjeve Financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar me Bankën Botërore.

“Ministria e Financave ka të nënshkruara me Bankën Botërore gjithsej 9 Marrëveshje financiare , ndërsa 2 prej tyre tashmë kanë përfunduar."

"Nga 9 Marrëveshjet Financiare  shtatë nga ato janë me kompozim Kredi/Grant për financim të projekteve specifike që kontribuojnë në mirëqenien sociale në Kosovë, si dhe një Marrëveshje Financiare e nënshkruar në fushën e Arsimit e cila është në proces të Ratifikimit."

"Deri më tani, shuma totale e kredive të nënshkruara me Bankën Botërore është 68 milion SDR, apo me kursin aktual rreth 85 milion euro”, shtoi ministri Hoti.

Ministri Avdullah Hoti  paraqiti zotimin  e Ministrisë së Financave që projektet të kenë implementim të suksesshëm brenda kornizës së paraparë ligjore, ngase sipas tij  çdo shtyrje paraqet kosto më të lartë të huamarrjes si dhe efekt buxhetor.

Ai bëri të ditur se në bazë të Marrëveshjes Financiare gjatë vitit 2016 pritet të finalizohen 3 projekte: Projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut, Projekti për modernizimin e sektorit publik, si dhe Projekti për pastrim të sektorit të energjisë dhe bonifikim të tokës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)