19 Prill 2024

Shënohet dita botërore për internet të sigurt

Prishtinë, 9 shkurt -  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Komitetin Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt  dhe Qendrën për studime të avancuara FIT.     organizon konferencën vendore për shënimin e Ditës botërore për internet të sigurt “Vepro për internet të sigurt”.

Qëllimi i konferencës është ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe mobilizimi i institucioneve për koordinim  dhe bashkëveprim për avancimin e veprimeve në mbrojtjen e fëmijëve në internet.

Fëmijët në shkollat bashkëpunuese do të përgatisin posterë që adresojnë sigurinë në internet. Këto fotografi do të postohen në rrjetet sociale me hashtagun #SID2016.

Në sheshin “Nëna Terezë” në qendër të Prishtinës do të vendoset tezga e Qendrës FIT ku do të qëndrojnë pjesëtarë të stafit nga Qendra FIT, që do të shpërndajnë materialet edukative të përgatitura dhe të printuara.  

Pjesëtarët e stafit do të identifikohen si “Doktorë të Teknologjisë” dhe do të ekzaminojnë fëmijët kalimtarë në përdorimin e tyre të teknologjisë.

Ekzaminimi do të bëhet me anë të disa pyetjeve të përgatitura, si: A keni smartphone? Sa kohë kaloni në smartphone? Cfarë rrjete sociale keni të instaluara si aplikacione në telefon? Sa shokë i keni në rrjetet sociale të lartpërmendura?

 Pas përgjigjes në këto pyetje jepet një diagnozë për ato pajisje dhe ofrohen këshilla se si të “shërohen” përdoruesit e pajisjeve teknologjike që nuk i përdorin ato në mënyrën e duhur.

Do të bëhet lansimi i TV animacionit të përgatitur nga Qendra FIT për ta shënuar këtë ditë, që trajton disa nga rreziqet më të zakonshme të internetit, sic është ngacmimi i shokëve të shkollës apo bashkëmoshatarëve me fjalë ofenduese në rrjete sociale. TV animacioni do të lansohet në kanale televizive vendore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)