19 Prill 2024

Haradinaj do t'i kërkoi Presidentes që të shpërndahet parlamenti

Prishtinë, 7 shkurt - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në një deklaratë për media ka thënë së i është përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin e partisë së tij, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike.

\"Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojê ne zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza\", theksoj Haradniaj.

Ai ka thënë se poashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhët me votë të drejtpërdrejtë nga populli.

\"Do t\'i njoftoj akterët e kësaj tryeze se Opozita  e bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa\", pohoi me tutje Haradinaj.
 
Ai ka vlerësuar se izolimi i udhëhehësve opozitarë, nënkupton izolim nga kauza e drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare.

\"Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me kētë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë.\"

\"Pavarësisht prej të gjithave, AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të mëtejm të shtetit!\", ka potencuar në fund të deklaratës se tij, Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)