19 Prill 2024

Çaushi: Takimi te presidentja kundër protestës gjithëpopullore

Prishtinë, 7 shkurt - Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Driton Çaushi, ka deklaruar se takimi te Presidentja është takim kundër protestës gjithëpopullore të 17 shkurtit 2016. Zgjidhja është në shesh me qytetarët, jo në zyra të mbyllura me krerët e qeverisë kuislinge.

\"Për dallim edhe nga Amnesty International, Presidentja Jahjaga nuk e tha asnjë fjalë kundër arrestimit të gati gjysmës së deputetëve të opozitës dhe kundër ndërhyrjes brutale të Policisë Speciale të Kosovës në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 28 Nëntor 2015. Asnjë fjalë asnjëherë nuk e tha për peticionin e 205 mijë qytetarëve. Për më tepër edhe aktgykimin e Gykatës Kushtetuese ku vetë e ka nxitur procesin, nuk e përfilli kurrë. Ajo vazhdimisht ia mban anën regjimit të Thaçit e Mustafës prandaj ftesa e saj, në fakt, është ftesë e qeverisë\", ka shkruar ai në Faceboo.

Sipas tij ky takim me Thaçin e Mustafën është shkelje e rezistencës gjashtëmujore të opozitës së bashkuar. Prandaj, ky takim është i gabueshëm për opozitën dhe i dëmshëm për Kosovën.

Takimi me Thaçin e Mustafën është flirtim me ta, për t\'iu ndihmuar ambicieve të tyre (Thaçi që do të bëhet me çdo kusht President e Mustafa të mbetet me çdo kusht kryeministër). Takimet me ta janë afrim e bashkim me qeverisjen e tyre. Janë në kundërshtim të plotë me tërë atë që është ndërtuar deri tash me protestën e qytetarëve, aktivistëve e deputetëve, protestë kjo e cila e ka dëshmuar qartë se interesat e regjimit në njërën anë dhe ato të Republikës e të qytetarëve në anën tjetër, janë në kundërshtim me njëra tjetrën.

Meqë nuk kemi shkuar te Presidentja para tri javëve kur na thirri vetëm neve tri subjekteve opozitare, pse do të shkonim tek ajo tash kur është bashkë me Mustafën e Thaçin?!

\"Ne duhet të punojmë me qytetarët në mbrojtje të Republikës. Protesta gjithëpopullore e 17 shkurtit do të jetë edhe më e fuqishme\", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)