16 Prill 2024

Ferati: LDK-ja do ta votojë Hashim Thaçin për president

Prishtinë, 6 shkurt - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sadri Ferati, ka bërë me dije se LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen për bashkëqeverisje me PDK-në si dhe do ta votojë Hashim Thaçin për president të vendit.

Ai ka thënë se nuk është i madh numri i deputetëve të LDK-së që e kundërshtojnë Thaçin për president.

“Edhe kur është zgjedhur Isa Mustafa kryeministër ka pasur deputetë që kanë votuar kundër. Prandaj nuk është për t’u befasuar deklarimi i atyre (deputetëve të LDK-së) se nuk do ta votojnë Thaçin për president. Numri i tyre nuk është i madh”, ka thënë Ferati në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme do të jetë e dëmshme për shtetin e Kosovës. Sipas Feratit, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk i shkojnë për shtati askujt, as pozitës, as opozitës.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të partive politike që të ulen dhe të bisedojnë në mënyrë që ta gjejnë zgjidhjen më të mirë për interesin e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)