29 Mars 2024

Ymeri: Mustafa e Thaçi, po i kërcënojnë qytetarët

Prishtinë, 5 shkurt - Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri, ka reaguar për deklaratat e Kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit.

\"Përfaqësuesit e ‘Zajednicës’, Mustafa e Thaçi, paskan filluar prapë t’i kërcënojnë qytetarët protestues. Gjuha e egërsuar e tyre e dëshmon frikën personale që e kanë nga protestat. Këta e kanë kuptuar që koha e tyre në krye të institucioneve ka kaluar, që legjitimiteti politik e demokratik i tyre nuk ka ekzistuar kurrë, që qenia e tyre politike e bazuar vetëm në gënjeshtra, shantazhe e kërcënime më nuk do të pranohet. Edhe ‘Zajednica’ e edhe mendësia qeverisëse e saj e trupëzuar në Mustafën e Thaçin tashmë kanë vdekur. Shpifjet e tyre paranojake për vrasje policësh e grushtshtet janë shqelmat e fundit", thuhet në komunikatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)