03 Maj 2024

Topallit e Kurteshit iu refuzohen ankesat

Prishtinë, 21 dhjetor - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, me anë të dy vendimeve të ndara, ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurve Faton Topalli dhe Ismajl Kurteshi.

Në të dy rastet Gjykata e Apelit, gjeti se gjykata e shkallës se parë,  ka vepruar drejtë, kur  të pandehurve në fjalë,  u a ka caktuar masën e paraburgimit, si në aktvendimet  PPR.KR.nr.415/2015 dhe PPR.KR.nr 500/2015, të datës 14.12.2015, pasi që ata , siç del nga shkresat e lëndës, e  kanë thyer masën e arrestit shtëpiak.

Faton Topalli po dyshohet nga na e prokurorisë se ka kryer veprat penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 i Kodit penal të Kosovës dhe Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të pa autorizuar të armëve, sipas nenit 374, të të njëjtit kod.

Ndërsa i pandehuri  Ismajl Kurteshi, po dyshohet  për veprat penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 dhe  Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare  nga  neni 409 i Kodit Penal të Kosovës.


-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)