18 Prill 2024

Universiteti “Ukshin Hoti” marrëveshje me Universitetin e Tuzlas

Prishtinë, 1 dhjetor - Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tuzlas nga Bosnja dhe Hercegovina.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar rektorët e të dy universiteteve, Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i UPZ-së dhe Prof. Dr. Enver Halilovic, Rektor i Universitetit në Tuzla, të martën, më 1.12.205 në ambientet e MASHT, ku ishte prezent edhe Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Dr. Sc. Sadik Idrizi.

Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje për bashkëpunim, sipas së cilës palët bien dakord të bashkëpunojnë në fushat, si: Shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, hulumtime të përbashkët shkencore dhe studime, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve të botuara akademike dhe informacione të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)