28 Mars 2024

Veseli përkrah personat me nevoja të veçanta

Prishtinë, 1 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtuesit e organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së personave me nevoja të veçanta në Kosovë, Bujar Kadriu, kryetar i Forumit Kosovar për Aftësinë e Kufizuar dhe Afrim Maliqi, drejtor i Handikos-it, me bashkëpunëtorë.

Në takim u bisedua për nevojat dhe kërkesat e kësaj kategorie të rëndësishme të qytetarëve të Kosovës, si dhe rregullimit sa më të mirë ligjor të tyre nga ana e Kuvendit.

Në këtë kuptim, drejtuesit e shoqatave e vlerësuan se ky 3 dhjetor – datë kur shënohet Dita e personave me nevoja të veçanta, këta qytetarë i pret më mirë se kurrë, pas miratimit nga ana e Kuvendit të Ligjit për paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe amendamentimit të ligjeve të tjera të kësaj natyre.

Ata falënderuan kryeparlamentarin Veseli për angazhimet e tij që t’u ofrohet, për herë të parë, revista e Kuvendit të Kosovës në alfabetin Braj, si një mundësi e mirë e informimit për punën e institucionit më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të vendit.

Kryetari Veseli ofroi mbështetje të plotë, jo vetëm në procedimin dhe amendamentimin e ligjeve që kanë të bëjnë me personat me nevoja të veçanta, por edhe lehtësira në punësim dhe lëmenj të tjerë që lehtësojnë jetesën dhe aktivitetin ditor këtyre personave, siç është qasja në objekte. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)