25 Prill 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e HIV/AIDS-it

Prishtinë, 1 dhjetor - Me rastin e 1 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të HIV/AIDS-it, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me  Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Zyrën e OBSh-së në Prishtinë organizojnë një tryezë profesionale kushtuar kësaj dite.

Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, shihet si një mundësi për njerëzit në gjithë botën që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik.

Vitin e kaluar, 1.2 milion njerëz kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, jetojnë rreth 100 persona të prekur nga kjo sëmundje. Në vitin 1986 është identifikuar rasti i parë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)