29 Mars 2024

Ndriçohet ndërtesa e Qeverisë me ngjyrë portokalli

Prishtinë, 30 nëntor - Sot ndërtesa kryesore e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrë portokalli për të shënuar 16 Ditët të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Gjatë këtyre 16 ditëve, qindra ndërtesa dhe monumente anembanë botës janë ndriçuar me ngjyrën portokalli. Potokallia është ngjyra zyrtare e fushatës e cila simbolizon një të ardhme më të ndritur dhe një botë të lirë nga dhuna kundër grave dhe vajzave.

Në këtë ngjarje, Zëvëndësministri i Drejtësisë dhe Koordinator Kombëtar kundër dhunës në familje, Z. Lirak Çelaj tha se “Ngjyrosja e ndërtesës së qeverisë me ngjyrë portokalli është e një rëndësie të vecantë duke qenë se në një mënyrë pasqyron zotimin institucional që dhuna të luftohet përmes infrastrukturës ligjore në fuqi.

Në anën tjetër, është një mesazh  simbolik që reflekton një shoqëri të hapur dhe të vendosur që të bëhet partnere e përpjekjeve institucionale në çrrënjosjen e dhunës. Shpresojmë e jemi të bindur që ky mesazh simbolik do të ndikojë në vetëdijësimin që një shoqëri e shëndoshë është ajo që kultivon harmoninë dhe respektin e ndërsjellë familjar e shoqëror”.

Për më tepër, Z. Andrew Russel nënvizoi se “Për mua, akti simbolik i ndriçimit të ndërtesës së Qeverisë me të portokalltë—si pjesë e fushatës globale “portokallizo botën” gjatë 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore-është ide e mrekullueshme për dy arszje: Së pari, i shtyen njerëzit të pyesin “pse ndërtesa e Qeverisë me të portokalltë?” Me fjalë tjera, i shtyen njerëzit të flasin.\"

\"Dhe me shpresë, në vitet e ardhshme, përderisa e vazhdojmë këtë traditë, çdo herë e më shumë njerëz fillojnë të flasin kundër dhunës ndaj grave dhe pse duhet të gjithë të punojmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj dhune. Së dyti, i kujton kosovarët që janë, në fakt, shumë të lidhur me disa nga debatet dhe proceset më kritike globale të ditës së sotme.\"

\"Është demonstrim se si Kosova është pjesë e një lëvizje mbarë-botërore, e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, dhe përkhrahur nga UN Women dhe të tjerë, për të eliminuar të gjitha format e dhunës ndaj grave. Kosovarët janë duke u thënë të mbijetuarëve të dhunës në familje dhe të dhunës në baza gjinore kudo, zëshëm dhe qartë: JEMI ME JU.

Kjo ngjarje u organizua nga UN Women dhe Agjencia për Barazi Gjinore në emër të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) si pjesë e fushatës së tyre 16 Ditët e  aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Më herët gjatë ditës së sotme në Hotel Swiss Diamond janë lansuar Raporti mbi qasjen gjithëpërfshirëse dhe shumë-sektoriale lidhur me dhunën në familje në Gjilan, Gjakovë dhe Dragash, dhe Raporti bazë për këto shërbime në Mitrovicë të Veriut, Zvečan, Zubin Potok dhe Leposaviҫ. Raporti është prezentuar para aketrëve relevantë, autoritetve locale dhe qendrore, policisë, sektorit të gjzqësorit dhe shoqërisë civile.

Znj. Mimoza Kusari – Lila, Kryetarja e Gjakovës, tha që “për t’i dhënë fund dhunës në familje duhet të fillojmë nga shoqëria jonë. Sidomos burrat në Kosovë duhet të ndryshojnë sjellejt dhe qëndrimet e tyre ndaj barazisë gjinore dhe dhunës në familje. Të dyjat duhet të jenë top prioritete në mënyra që situata të përmirësohet”.

Znj. Flora Macula, Drejtoreshë e zyrës së UN Women në Kosovë e ka theksuar rëndësinë e çasjes gjithëpërfshirëse dhe multi-sektorale ndaj dhunës në familje. “Pasi që dhuna në familje ka shumë fytyra dhe forma, është e rëndësishme që të gjitha institucionet relevante, akterët dhe individët punojnë së bashku për të sigurar një të ardhme pa dhunë”.
 
Gjetjet kryesore të raportit janë si më poshtë: Institucionalizimi i mekanizmave koordinues të nivelit lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, koordinimi efektiv mes palëve kyçe të interesit që ndërlidhen me dhunën në familje dhe alokimi i buxhetit komunal për shërbime për të mbijetuarit e dhunës në familje, nën udhëheqjen e kryetarëve të komunave, do të mund të përdoren si praktikat më të mira. Rezultatet mund të përsëriten në të gjitha komunat tjera në Kosovë.

Për më tepër,  ekspozita e fotografive “Heronjtë dhe Heroinat e përditshme për barazi gjinore” është shfaqur në këtë ngjarje. Gjashtëmbdhjetë fotografitë që e përbëjnë ekspozitën janë realizuar nga të rinj të grupmoshës 14 deri 20 vjeç dhe ato portretizojnë heronjtë dhe heroinat e tyre personale të barazisë gjinore. Fotografitë paraqesin njerëz të cilët në jetën e tyre të përditshme, në një mënyrë apo tjetrën, luftojnë për të arritur një shoqëri më të barabartë. Personat e portretizuar përfshijnë gruan e vetme taksiste në Kosovë, një baba që i bën punët e shtëpisë, vajza rome, ashkalie dhe egjiptiane që luftojnë për arsimimin e tyre, dhe një gjysh që rritë të gjithë fëmijët e tij në mënyrë të barabartë. Kjo ekspozitë është organizuar nga UN Women dhe është pjesë e fushatës së Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)