16 Prill 2024

BIRN Publikon Raportin e Tretë për Dialogun Kosovë- Serbi

Prishtinë, 1 dhjetor - Vetëm 4 nga 16 marrëveshjet e arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel që nga viti 2011 janë zbatuar plotësisht, tregon raporti më i fundit “Big Deal” (Marrëveshja e Madhe), një iniciativë e mbikëqyrjes qytetare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ky numër mbetet i njëjtë me raportin e fundit të publikuar në prill të këtij viti, që do të thotë se nuk ka pasur progres në zbatim.

Raporti i titulluar “Të përçarë” është një dokument i përbashkët i përpiluar nga BIRN Kosova, Internews Kosova dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC) nga Mitrovica Veriore.

Raporti tregon që kjo periudhë gjashtë-mujore ka qenë një kohë e ndarjeve brenda shoqërisë në Kosovë mbi dialogun por edhe ka shënuar rritje të ndjenjave negative ndaj tij në të dy kryeqytetet.

Me qëllim të publikimit dhe diskutimit të këtij raporti, BIRN Kosova, Internews Kosova dhe ACDC kanë kënaqësinë të ju ftojnë në analizimin e rezultateve të pjesës së tretë të hulumtimit tonë për implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Serbisë dhe Kosovës, “Big Deal”. 

Prezantimi do të ndiqet nga një diskutim për të arriturat, dështimet dhe sfidat në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rekomandimet për fazën tjetër të dialogut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)