19 Prill 2024

Hapet biblioteka e Gjykatës së Apelit

Prishtinë, 1 dhjetor - Sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Kosovës, u bë përurimi i bibliotekës së kësaj gjykate.

Në ceremoninë e rastit, të pranishmëve ju drejtua më një fjalë rasti u.d e kryetarit të Gjykatës së Apelit zonja Tonka Berishaj, e cila u shpreh tejet e kënaqur në finalizimin e këtij projekti.

“Madhësia e kësaj hapësire dhe literatura që posedojmë, mund të jetë modeste, mirëpo ideja ishte  që të interesuarit të shfrytëzojnë si këndë, ku do të gjejnë, jo vetëm literaturë për pasurimin e njohurive profesionale, por edhe të zhanreve të ndryshme, me vepra të autorëve të mëdhenj, shqiptar e të huaj’, tha Berishaj.

Fjalën e mori edhe përfaqësuesja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim-UNDP-së, Valbona Bugujevci, e cila tha se hapja e bibliotekës se Gjykatës së Apelit, kompleton infrastrukturën moderne të Pallatit të Drejtësisë.

“Ne jemi të bindur që përmes qasjes së shpejtë në këto punime shkencore, zyrtarët e juaj ligjorë, përfshirë edhe gjykatësit, do të zgjerojnë njohuritë dhe shkathtësitë, në punën e përditshme”, tha me tutje Bogujevci.

Më këtë rast u bë edhe promovimi i Buletinit të Praktikës Gjyqësore të Gjykatës së Apelit.

Ky punim që është i pari i këtij lloji, prej themelimit të kësaj gjykate, përmban sentenca nga ato vendime gjyqësore, te cilat, konsiderohen të rëndësishme për zhvillimin dhe unifikimin e praktikes gjyqësore.

Sidomos në çështjet të cilat kanë qenë dilemë për gjykatat themelore. Të dy këto projekte u mbështeten financiarisht nga UNDP, për çka stafi i gjykatës u shpreh, fort mirënjohës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)