19 Prill 2024

Kosova eksportoi 27 milionë, ndërsa importi 242 milionë euro

Prishtinë, 30 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2015.

Të dhënat e Tregtisë së Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin tetor 2015, prej 214,8 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 205,3 milionë Euro me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Eksporti mbulon importin me 11.2%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2015 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 242,0 milionë Euro, është një rënie prej (-8.5%) për eksport, si dhe një rritje prej (3.0%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: (36.4%) e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (23.1%) produktet minerale; (9.0%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (7.4%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (6.0%) produktet bimore; (4.3%) tekstili dhe artikujtt prej tij etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: (13.9%) e përbëjnë produktet minerale; (12.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; (10.9%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (10.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (9.3%) produktet e industrisë kimike; (7.1%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (6.0%) mjetet e transportit etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-s, të cilat marrin pjesë me (44.6%) për eksport dhe (28.4%) për import. Ndërsa, vendet e BE-së marrin pjesë me (29.6%) për eksport dhe (42.6%) për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Serbi (14.2%), Shqipëri (12.1%), Maqedoni (11.3%), Indi (10.0%), Bullgari (6.4%), Zvicër (4.8%) etj.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9%),

Gjermania (12.1%), Kina (9.2%), Turqia (8.9), Italia (8.8%), Maqedonia (6.0%) etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)