16 Prill 2024

Gjyqtarët inkurajohen për shqiptimin e dënimeve alternative

Prishtinë, 30 nëntor - Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHKK), me mbështetjen e Projektit të binjakëzimit "Fuqizimi i Shërbimit Sprovues dhe Korrektues”, organizoi takimin e radhës me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamentit të Përgjithshëm.

Tryeza përfshiu tema të ndryshme në rrafshin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë tema “Shqiptimi i masave dhe dënimeve alternative në Kosovë”.

Eksperti i projektit të binjakëzimit nga Gjermania, z. Stefan Scherrer, Gjyqtar i Gjykatës Themelore dhe z. Stefan Thier, udhëheqës i Shërbimit Sprovues në Gjermani, iu referuan legjislacionit penal në Kosovë, e që potencuan se është në harmoni me legjislacionin e BE-së dhe si i tillë jep mundësi të shumta për shqiptimin e masave dhe dënimeve alternative. Gjithashtu ai inkuraoi gjyqtarët që të shfrytëzojnë këto mundësi për shqiptimin e masave dhe dënimeve alternative për madhorë.

Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së, z. Bajram Bujupi njoftoi gjyqtarët për organizmin dhe kapacitetet e Shërbimit Sprovues të Kosovës në përgjithësi dhe për kapacitetet e mjaftueshme të Zyrës Rajonale në Prishtinë. Stafi i SHSK-së është profesional dhe i trajnuar rreth mbikëqyrjes së ekzekutimit të këtyre masave dhe dënimeve.

Debati që u zhvillua mes pjesëmarrësve, përfshiu shkëmbimin e përvojave vendore dhe të ekspertëve gjerman në lidhje me masat dhe dënimet alternative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)