28 Mars 2024

Largohen granata e dores dhe fishekët nga QKUK

Prishtinë, 30 nëntor - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot janë gjetur dy granta dore dhe një numër fishekësh të cilat sipas zëdhënësit të këtij institucion, Shpend Fazliu janë larguar nga klinika.

“Policia e Kosovës i ka larguar dy granta dore dhe një numër fishekësh të cilët kanë qenë të vendosur në hapësirën e lartë e zyrës, ku ndodhet administrata e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tha Fazliu.

Mëtutje, ai është shprehur se “presim që organet e hetuesisë, policia, prokuroria dhe organet tjera të drejtësisë ta thonë fjalën e tyre, ta hulumtojnë se si ka ardhur deri te ky rast dhe po ashtu të zbardhin detajet e tjera në lidhje më mjetet që kanë qenë aty”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)