20 Prill 2024

Durmishi ua kujton Mustafës e Maxhunit lidhjet me Serbinë

Prishtinë, 29 nëntor - Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të djeshme të Policisë së Kosovës, me ç’rast u arrestua deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe dhjetëra aktivistë tjerë të po këtij subjekti politik.

Durmishi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se “me një kryeministër që ishte bashkëpunëtor i Rrahman Morinës dhe me një komandant policie që është i biri i një punëtori të zellshëm të sigurimit serb, nuk mund të presësh tjetër gjë pos plumba e dhunë brutale kundër atyre që duan t’i japin kuptim 28 Nëntorit”.

“Babai i Shpend Maxhunit, Enveri, në vitet e tetëdhjeta torturonte shqiptarët për flamur e plis të bardh. Të njëjtën po e vazhdon i biri i tij sot. As Rrahman Morina me Enver Maxhunin e me Isa Mustafën nuk arritën t’i ndalin shqiptarët drejt aspiratave të tyre për liri, këtë nuk arriti ta bënte as Millosheviqi”, ka thënë Durmishi.

Ai potencon se “përpjekjet për liri e vetëvendosje nuk mund t’i ndalin as sot i biri i Enverit të Serbisë e bashkëpunëtori i Rrahman Morines”.

“Nuk keni plumba e dhunë të shfrenuar që të mund ta ndalni vullnetin e popullit. Po ju vjen fundi dhe atë një fund i turpshëm”, përfundon Durmishi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)