28 Mars 2024

Kurti ka refuzuar të jep deklaratën e tij para prokurorit të rastit

Prishtinë, 28 nëntor - Prokuroria e shtetit ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka filluar hetimet kundër deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 409, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodit të Procedurës Penale, Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë deputetit Kurti i ka dërguar ftesa për tu paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, për të dhënë deklaratën e tij, lidhur me dyshimet që i vihen në barrë. Mirëpo, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës së Prokuroit të Shtetit, andaj gjyqtari i procedurës paraprake me kërkesë të prokurorit të çështjes ka lëshuar urdhërarrest.

Policia e Republikës së Kosovës ka zbatuar sot urdhërin e Gjykatës dhe e ka sjellur të pandehurin Kurti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili ka refuzuar të jep deklaratën e tij para prokurorit të rastit.

Prokurori ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pendehurit Kurti dhe kjo kërkesë është parashtruar, pasiqë i njëjti nuk iu është përgjigjur ftesës së prokurorisë, ka përsëritur kryerjen e veprës penale dhe ka qëndruar në arrati.

Prokurori i Shtetit siguron opinionin publik se është i vendosur që të respektoj të gjitha dispozitat ligjore për secilin rast, pavarësisht së kush është i dyshuar për vepër penale, duke respektuar dinjitetin e secilit individ, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë e të paanshme, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të arrestuarit tjerë të sotshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)