29 Mars 2024

Policia arreston Albin Kurtin

Prishtinë, 28 nëntor - Policia e Republiksë  së Kosovës ka arrestuar sot pasdite ish kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, deputetin Albin Kurti, duke vënë në zbatim fletarrestin e lëshuar kundër tij, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Arrestimi i Kurti është bërë pasi njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë larguar qytetarët dhe aktivistët e tubuar para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje, gjë e cila është kundërshtuar nga aktivistët e kësaj Lëvizjeje.

Brenda kësaj selie ishte raportuar se gjendet ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kundër të cilit autoritetet e rendit kanë ngritur fletarrest për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kurti gjatë ditës kishte mbajtur një fjalim para disa mijëra protestuesve në qendër të Prishtinës, në shenjë kundërshtimin me marrëveshjen për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)