16 Prill 2024

PK: Nuk e arrestuam Kurtin në protestë që mos te eskaloj situata

Prishtinë, 28 nëntor - Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar për media thotë se ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e Albin Kurtit në protestë, porse nuk e ka arrestuar gjatë manifestimit me qëllim të moseskalimit të situatës.

“Kemi pasur informacion lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me Fletë Arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mirëpo bazuar në vlerësimet e situatës, dhe me qëllim të mos eskalimit të situatës gjatë manifestimit nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij, por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me Fletë Arrest”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas PK-së, zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e qetë e kësaj dite festive ka qenë prioritet i PK-së, duke përfshirë edhe sigurinë ndaj personave fizikë, juridikë si dhe parandalimit të dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private.

“Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja ka pasur të angazhuar zyrtar policor të mjaftueshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjen e qetë të manifestimit e cila ka filluar rreth orës 14:00, dhe falë edhe pjekurisë dhe kulturës së lartë të qytetarëve, manifestimi ka përfunduar rreth orës 14:50 në mënyrë të qetë pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës duke u bazuar në autorizimet dhe detyrat ligjore, duke pas parasysh edhe rëndësinë e krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, veçanërisht në realizimin e aktiviteteve festive për nder të 28 Nëntorit, ka ndërmarrë veprimet e saja ligjore dhe profesionale që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të lirë në realizimin e këtyre të drejtave themelore.

“Qëllimi i angazhimeve dhe planifikimeve policore ka qenë përmbushja dhe realizimi i objektivave të parapara si: Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit; Qytetarët tanë të kenë mundësi çdo aktivitet festiv ta realizojnë të qetë dhe të sigurt; Ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative dhe akteve kriminale që mund të shkaktojnë jostabilitet, që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike apo cenojnë të drejtën e qytetarëve për të festuar lirshëm etj”.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve, thuhet në njoftim

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)