28 Mars 2024

Një urim për festën kombëtare

Shkruar nga Gani Qarri

Festa e 28 Nëntorit, është festë e të gjithë shqiptarëve.Në çdo kremte kombëtare, e veçanërisht me 28 Nëntor, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Etnike, gëzimi është një dhe i përbashkët për të gjithë shqiptarët.

Ndaj në shenj respekti, bashkëkombësit kudo dhe pa dallim, përulen me shumë nderim dhe kujtojnë të bashkuar me pietetin më të lartë, të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin dhe mëvetësinë e trojeve të atdheut tonë, kudo.

Madje, veçanërisht mrastin e kësaj e dite të , shenjtëne ndjehemi më borxhli se asnjëherë tjetër që t’i bashkojmë të gjitha forcat dhe mundësitë për realizimin dhe çuarjen deri në fund të porosisë së shenjtë të atdhetarëve më të denjë të popullit tonë, për liri dhe bashkim të të gjitha trojeve etnike.

Përpjekjet për përmbushjen e ëndrrës së kamotshme të heronjve dhe amanetit të tyre kombëtar, nga të gjithë shqiptarët kudo, duhet të ecin e qohen përpara dhe të mos njohin ndalje as devijim, deri në realizimin e plotë të tyre.

Data e shenjtë e 28 nëntorit, është edhe freskim i krejt atyre kujtimeve të ndritshme dhe porosive të paharruara, ashtu siç mbetet festim i përjetshëm historik për të gjithë shqiptarët kudo janë ata.

Është dita e kujtimeve më të mira ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut ani pse ende e pa përjetësuar në të gjitha trojet. Është festë e gëzim i shenjtëruar, sidomos për mërgimtarët, tek të cilët ngjallë emocione të veçanta dhe më të mëdha se vet lartësitë e pakapshme të alpeve mijëravjeçare të vendlindjes.

Gëzimi dhe hareja me rastin e kësaj dite, arrijnë kulmin festiv kudo, në atdhe e diasporë dhe gjithandej ku jetojnë e punojnë shqiptarët në krejt rruzullin tokësorë dhe nga e gjithë hapësira jonë etnike. 

Por, duke qenë të shumtën e kohës, larg atdheut, këtë përjetim të veçantë, mërgimtarët përherë e ndjejnë dhe manifestojnë edhe me dhembje, ndryshe nga të tjerët duke e kujtuar me shpirt dhe mbajtur në zemër çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë, mungesën e Atdheut të tyre nga distancat mijëra kilometërshe ku ata jetojnë e punojnë për të mbajtur familjet dhe ndihmuar vendlindjen. 

Ndaj kësaj date të bekuar kombëtare më shumë se mërgimtarët nuk mund ti gëzohet asnjë shqiptar tjetër, duke mos përjashtuar gëzimin e përgjithshëm popullor që është i natyrshëm për të gjithë ne. 

Mërgimtarët shqiptar ishin ata të cilët ditën ta nderojnë dhe duan gjithmonë pa fund e pa hile-atdheun e tyre, edhe pse nga përndjekjet e pushtuesve shekullor, u detyruan të jetojnë larg tij dhe vendosen jashtë vendit. Ata ishin dhe mbetën gjithmonë në shërbim të popullit dhe përherë të përkushtuar për lirinë e atdheut të vet, duke ndihmuar me gjithçka mundën dhe arritën edhe për përmirësimin e  jetës së familjeve dhe bashkëkombësve në vend. 

Ata herët e vonë e luftuan edhe okupimin me të gjitha mjetet dhe mundësit që patën,në të gjitha kohët dhe nga të gjitha vendet e huaja ku qëndronin, në çfarëdo situate dhe rrethane ruajtën e forcuan ndjenjat atdhetare si dhe krijuan edhe sisteme të veçanta shkollore për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe dhe historisë kombëtare, duke ngritur çdo herë lart Flamurin Kombëtar, gjithandej ku jetojnë e punojnë shqiptarët. 

Si përfaqësues të denjë të kombit që i takonin, sidomos gjatë kohës nën okupim, shqiptarët e mërguar, veçanërisht atyre viteve u përpoqën dhe angazhuan edhe më tepër me të gjitha mundësit, forcën dhe dijen e tyre, krejt mjetet materiale që patën, mundin, djersën e deri te pjesëmarrja fizike në luftërat çlirimtare duke vënë në dispozicion edhe jetën personale për lirinë e të gjitha trojeve të pushtuara të atdheut. 

Ata kundërshtuan fuqishëm vendimet e padrejta ndaj popullit shqiptar, lobuan për Pavarësinë e vendit të tyre në të gjitha shtetet e huaja ku ata jetonin në Evropë dhe Botë kudo, organizuan demonstrata e protesta kundër pushtimit të atdheut, dhe morën pjesë aktive në kryengritjen çlirimtare, e cila çoi vendin në shpalljen e pavarësisë së ëndërruar. 

Mërgimtarët u bënë shembull i shkrimit të një historie më sublime kombëtare. Madje vendosmëria, sakrificat dhe këmbëngulja e rilindësve tanë qoi vendin deri te ngritja e Flamurit dhe shpallja e Pavarësisë më 1912 në Vlorë edhe pse veprimtaria e tyre atëbotë ishte e vështir dhe e rrezikshme e cila në momentet më vendimtare kërkonte guxim të fortë njerëzor dhe frymëzim të lartë patriotik, të  cilat ata i patën dhe e dëshmuan në vepër. 

Meritë e madhe e udhëheqësve të kombit,ishte edhe vendimi i tyre historik për të cilin ndikuan edhe mërgimtarët e kohës, sidomos në përcaktimin properëndimor të popullit i cili atëbotë kishte nevojë për përkrahjen e pavarësisë së Shqipërisë nga vendet e Evropës dhe Botës. 

Shpallja e Pavarësisë ishte dhe mbetet kulmi i kurorëzimit të shpresës madhore të bashkëkombësve kudo për të cilën shumë breza atdhetarësh kanë sakrifikuar edhe jetën. 

Por,me gjithë Pavarësinë e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës,shqiptarët ende nuk kanë arritur lirinë e plotë kombëtare,ndaj edhe vuajtjet e pjesëve të pushtuara të kombit, nuk kanë pushuar tërësisht.

Nga ky shkak edhe në raste festash ne ato i përjetojmë me dhembje,sikurse që për të arriturat i kujtojmë me pietet të lartë, ata që janë përpjekur dhe kanë rënë, për këtë ditë e cila na solli një liri ende të pa kompletuar -kombëtare, me gjithë lindjen e dy shteteve,në të cilat megjithatë nuk përfshihen të gjitha trojet tona. 

Mosgatishmëria e Evropës dhe Faktorit ndërkombëtar për pranimin e të drejtës sonë për bashkim edhe në qindvjetorin e dytë të shpalljes së pavarësisë së të gjitha trojeve shqiptare,sado që është shumë e hidhur, për fat të keq ajo është e lidhur edhe me sjelljet e papërgjegjësi të udhëheqësve politik shqiptar dhe egon tonë të ngushtë, të cilat që të dyja bashkë paraqesin një imazh të keq, para qytetërimeve të përparuara të botës,dhe kjo jo vetëm që nuk i bën nder popullit shqiptar por e pengon edhe bashkimin e tij. 

Me sjellje të tilla ne nuk mund ta bindim botën që të respektoj vullnetin tonë dhe të drejtën e popullit shqiptar,për bashkim kombëtar.

Ndaj,edhe pse me rastin e Festës së 28 Nëntorit në Shqipëri dhe Kosovë valëviten flamuj kombëtar me shqiponjën dykrenore dhe vendosen lartë parulla gjigante në të cilat shkruan \"J E M I - N J Ë\"! ,ndarjen e shqiptarëve nuk arrijnë ta shërojnë vetëm fjalimet euforike të  ditëfestave tona politikanëve as shprehjet e gjetura se ne festuakam ditën e pavarësisë dhe të çlirimit më mirë se kurrë më parë. 

Ne me gjithë  Shqipërinë e lirë dhe Kosovën e pavarur, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO etj, nuk duhet harruar se edhe sot ka pjesë të mëdha të trojeve tona, ku emra fshatrash e qytetesh shqiptare, si Mitrovica,Ulqini ,Tuzi ,Bujanoci Presheva, Janina,Arta e Preveza dhe shumë vendbanime të mëdha e të vogla gjithandej në Iliridë, ende nuk mund të festohet lirisht 28 Nëntori. 

Ndaj, ne duhet të pajtohemi me faktin se vërtet JEMI NJË!, por nuk jemi të gjithë të lirë! 

Gjendja jonë kombëtare edhe në qindvjeçarin e dytë dhe shekullin XXI me gjithë dëshirat tona të mëdha festive, i vë shqiptarët në pozitë të vështirë dhe ua kujton kohën e hidhur të okupimit dhe të ndarjes së  pa korrigjuar tërësisht. 

Ndaj ne duhet ta dimë dhe të brengosemi seriozisht për mosbashkimin e trojeve tona ngase ndarja e tyre, pengon formimin dhe zhvillimin shpirtëror, intelektual dhe kombëtar të shqiptarëve, që ka për pasojë edhe ecjen tonë të vonuar si komb drejtë Evropës së bashkuar. 

Përpjekjet shekullore dhe gjaku i derdhur për liri edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nuk i përmbushën plotësisht aspiratat e popullit të shumëvuajtur shqiptar për të cilat ai u sakrifikua dhe bëri luftëra çlirimtare. Ëndrra e tij për bashkim kombëtar, deri më sot nuk u bë realitet ndaj duhen përpjekje të reja për të mos lejuar asimilimin e shqiptarëve të robëruar dhe për të shpëtuar shpërfytyrimin e pjesëve të pa çliruara të vendit. 

Flamuri Kuq e Zi,në të gjitha kohët ishte frymëzim shpirtëror dhe patriotik i të gjithë shqiptarëve atdhetar , kudo në trojet e tyre etnike i cili si gjithmonë, përherë mbeti në shërbim të lirisë dhe çlirimit të atdheut tonë të ndarë padrejtësisht. 

Ai edhe në momentet më të vështira, qëndroi gjithmonë në ballë të çdo nisme, që nga fillimi i luftës për liri e deri te shpallja e Shqipërisë të lirë, Pavarësinë e së cilës e vulosi po ky Flamuri i kombit! 

Ndaj, ashtu si në çdo 28 Nëntor dhe përvjetorë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Etnike, edhe kësaj radhe, me kënaqësi dhe gëzim të veçantë, shpreh urimet e mia më të mira dhe më të përzemërta, për të gjithë shqiptarët në atdhe, në diasporë dhe kudo gjenden ata. Gëzuar 28 Nëntorin e ngritjes së Flamurit dhe Ditën e shenjtë të shpalljes së Pavarësisë Kombëtar. Uroj të realizohet liria e bashkimi i të gjithë shqiptarëve dhe jetësohet Shqipëria Natyrale!

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)